‘Refuzohet minimumi jetik 200 euro i propozuar nga opozita’, Ministria e Financave: Propozimi ishte i paplotë dhe i pastudiuar!

‘Refuzohet minimumi jetik 200 euro i propozuar nga opozita’, Ministria e Financave: Propozimi ishte i paplotë dhe i pastudiuar!

Ministria e Financave

Tirane- Vendi do të vijojë pa minimum jetik. Për projektligjin e propozuar nga deputetët e PD në vitin 2023 për caktimin e një minimumi jetik në vlerën 200 euro në muaj, Ministria e Financave tanimë ka një përgjigje, e konsideron atë të paplotë dhe propozim të pastudiuar.

“Ka një propozim ligjor për minimumin jetik që të jetë 20 mijë lekë. Ku ndodhemi dhe a ka ndonjë masë qeveria sa i takon pensionit minimal? Sa do të jetë?”, pyeti deputetja Jorida Tabaku në Komisionin e Ekonomisë.

“Propozimi i bërë është i paplotë, sepse nuk ka një analizë pse ajo vlerë dhe jo një më e madhe. Propozimi i bërë nuk merret cakton nëse ai mbulon nevojat, nuk merr parasysh as ndihmat që qeveria jep në llogaritjen e minimumit jetik”, ju përgjigj ministri Petrit Malaj.

Aktualisht nuk ka një minimum jetik të përcaktuar, dhe nëse do të caktohej do bënte të mundur që asnjë familje të mos kishte të ardhura poshtë nivelit të përcaktuar.

Ndërsa sipas një përllogaritje të bërë bazuar në raportet e INSTAT, që një person të mos konsiderohet i varfër duhet të ketë në dispozicion 18,827 lekë në muaj.

“Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2022 është vlerësuar me 225.931 lekë, në krahasim me 191.791 Lekë që ishte në vitin 2021”, thuhet në raportin e INSTAT.

E.Gj/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leon: 06/11/2024 02:20

    Shumë mirë qeveri që e refuzove sepse do paguaje ata pensionistët që marrin 7600 lekë në muaj me një kompensim prej 12400,që të harrinin minimumin jetik, tani do të merreni votat e merituara! Punë hajdutash o e mjera Shqipëri!

    Përgjigju
  • Shume mire: 05/11/2024 23:13

    Shume mire , qe e Kane refuzuar! Minimumi jetik duhet jo 200 por 350€ ndryshe ska kuptim

    Përgjigju
  • Pa problem: 05/11/2024 19:36

    Po mire kur eshte i vogel rrite mor byrazer, nuk te ndalon njeri

    Përgjigju
  • juri: 05/11/2024 19:24

    me ato burime qe ka shqiperia duhej te ishte nje "zvicerr " e dyte ne europe..gjynah qe skemi nje njeri qe vertet mendon per at vend dhe at popull

    Përgjigju
  • ilir: 05/11/2024 18:09

    minimumi jetik duhet te jete 400 euro...

    Përgjigju
    • Respekt: 05/11/2024 23:14

      Je shume I sakte ! Duhet tatim per TVSh per produkte shportes jo 20% TVSh por 5-6% Tvsh per produktet e shportës !

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?