Ditët e fundit është intensifikuar aksioni i pastrimit të degës së djathtë në grykëderdhjen e lumit Buna, shkruan gazeta malazeze “Vijesti”. Autoritetet kanë angazhuar ekskavatorët e mëdhenj, të cilët marrin pjesë në këtë aksion urgjent pasi ekzistonte rreziku që kjo degë të mbyllej krejtësisht. “Pas disa ditëve të punës mund të konstatojmë që rrjedha e lumit në këtë vend është shumë më e mirë”, tha kryetari i Këshillit Komunal të Ulqinit, Fuad Haxhibeti. Ai theksoi që në fillim të 2015 do të shpallet tenderi i mirëmbajtjes së grykës dhe rrjedhës së Bunës për shumë vite.
/Shqiptarja.com












