Lumi i Lanës, problem mjedisor
si në asnjë kryeqytet të BE-së

Lumi i Lanës, problem mjedisor<br />si në asnjë kryeqytet të BE-së
TIRANE- Në Tiranë lumi i Lanës përbën një problem mjedisor, nëse do të marrim parasysh që kryeqyteti ynë do të radhitet krahas metropolove të tjera të Europës. Urat mbi  Lanën janë kthyer në vende informale ku hidhen mbeturina nga më të ndryshmit.

Krahas ujërave shihen edhe tubacione të ndryshkura që kanë filluar të pikojnë. Derdhja e ujrave të zeza në mënyrë të duskshme, i jep këtij lumi një erë jo të këndshme. Ndërkaq edhe pse një pjesë e anës së lumit është e mirëmbajtur, me të kaluar urën tek zona që njihet si “Pallati me Shigjeta” vihet re një ndotje në rritje.

Ndërkaq vihet re se ana e Lumit është më e mirëmbajtur kur lumi përshkon zona qendrore të kryeqytetit dhe sa më shumë i largohet këtyre zonave aq më e theksuar është ndotja. Problemi qendron se Lana është një lum që ndodhet në kryeqytet.

Si në çdo vend tjetër të botës, kryeqyteti reflekton mbarëvajtjen e një vendi të tërë. Nëse në afërsi të Tiranës është një nivel kaq i madh ndotjeje të një lumi, po në zona të tjera ç’mund të themi? Për më tepër përdorimi i bimësisë anës Lanës vë në pah problemin e mungesës së banjove publike në kryeqytet.


Shkrimi u publikua sot (1.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Ushtria izraelite: Një marinar i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi i Hezbollahut

Ushtria izraelite: Një marinar i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi i Hezbollahut