Organizatat e mjedisit dhe Meta kërkuan shpallje 'Park Kombëtar’, Qeveria e shpall 'Park Natyror' Lumin Vjosa! Ku qëndrojnë diferencat mes tyre

Organizatat e mjedisit dhe Meta kërkuan shpallje 'Park Kombëtar’, Qeveria e shpall 'Park Natyror' Lumin Vjosa! Ku qëndrojnë diferencat mes tyre

TIRANË- Nga sot qeveria vendosi që Lumi i Vjosës dhe Lumi i Shalës të futen në kategorinë e zonave të mbrojtura. Sakaq edhe Mali i Munellës shpallet Park Natyror.

Prej kohësh vijojnë kërkesat dhe thirrjet ndaj qeverisë nga Organizatat e mjedisit dhe Presidenti Ilir Meta që Lumi i Vjosës të shpallet Park Kombëtar dhe në të mos të ndërtohet HEC-i apo abuzime të tjera në mjedisin e zonës dhe degët e lumit.

"Lumi i Vjosës dhe Lumi i Shalës dhe shkojmë me dy zona të mbrojtja, në nivelin park Natyror. Kemi edhe një lajm të mirë që është shpallja e Parkut të Alpet të Shqipërisë, një riorganizim të disa zonave duke i përfshirë në një territor më të gjerë gati 20 ha, sot nga 18% e territorit të zonave të mbrojtura janë 21%", tha ministrja e Turizmit.

Si mund ta mbrojmë Vjosën?

Statusi Park Natyror nuk mjafton. Në vitin 2020, Vjosa u propozua për t’u shpallur Park Natyror por kjo nuk mjafton për ta mbrojtur atë përfundimisht. Ky status krijon mundësi që kompani të ndryshme të fillojnë kërkimet për naftë pranë Vjosës ose të ndërtojnë hidrocentrale në degët e saj. Park Kombëtar ose Vjosa është e pambrojtur. Statusi Park Kombëtar është një standard ndërkombëtar për mbrojtjen e natyrës dhe i vetmi status që mund t’i ndalojë bizneset dhe qeveritë e ardhshme të dëmtojnë lumin dhe degët e tij, të cilat ende rrjedhin të lirë.

Cilat janë të mirat e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar?

Shqipëria do të kishte Parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër në Evropë, i cili do të tërheqë rreth 1.5 milionë vizitorë dhe mund të gjenerojë 10-30 milionë Euro të ardhura çdo vit.

Rritja e turizmit lokal dhe ndërkombëtar. Parqet Kombëtare tërheqin 20% më shumë vizitorë se çdo lloj parku tjetër.

Rritja e punësimit: Bazuar nga të dhënat prej Parqeve të tjera Kombëtare në Ballkan, për çdo vend pune në një Park Kombëtar, krijohen 6 vende të tjera puna në komunitetet përreth.

Zhvillimi i Ekoturizmit që lejon Shqiptarët të shijojnë lumin Vjosa dhe natyrën rreth tij, pa i dëmtuar, duke ruajtur kështu trashëgiminë kulturore dhe jetesën e ndërtuar përreth Vjosës.

Do të shpëtojmë lumin e fundit të egër në Evropë. Vjosa është habitat për 1,100 specie, pjesë e të cilave janë edhe specie në rrezik zhdukje.

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/01/2022 00:08

    Cfare e pengoi qeverine t'a shpallte /Park kombetar/? Interesat e kujt mbulon?

    Përgjigju
  • Bravo: 26/01/2022 15:12

    Kjo eshte një fitore e natyres kundrejt njeriut ! Shqiperia ka nature me te Bukur ne ballkan !

    Përgjigju
    • Alb: 26/01/2022 17:32

      Po ti vtm ne nikel ke 5000 lloje speciesh jo njerzore edhe nga nikla dhe botanist.

    • Nikla: 26/01/2022 16:31

      Kush di me thone ku jane e kush jane kto 1000 e kusur specie ne shqiperi..???jo ne vjose....e bone ma shume se ne amazone mor jahu...!!!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë