LEZHE - Lumi Ishëm në Lezhë prej vitesh vijon të ndotet në mënyrë të tmerrshme nga njerëz të papërgjegjshëm, të cilët hedhin në të mbetje nga më të ndryshmet, si mbeturina shtëpiake, qesë plastike e shishe qelqi… por jo vetëm.
Banorë të zonës shprehen se nga ndotja kundërmon edhe një erë mbytëse e padurueshme, e cila rëndohet gjatë mëngjesit dhe darkave. Sipas tyre lumi nuk kryen asnjë funksion, pasi dikur me ujin ata ushqenin kafshët shtëpiake, ndërsa sot kjo gjë është e pamundur, pasi nëse e pinë ujin sipas banorëve ato mund të ngordhin.
"Lumi Ishëm është tepër i ndotur. Asnjë gjallesë nuk është në lumin Ishëm. Vjen shumë erë e keqe sidomos në darkë e në mëngjes nuk rrihet. Na ka dëmtuar edhe gjënë e gjallë. Nuk mund ta çosh të pije ujë. Dikur ishte i kulluar. Madje kemi pas pirë edhe unë në të. Tani është i pa përshtatshëm për asnjë gjë. Është shumë i pistë. Ka erë shumë të keqe. Gjatë natës sidomos përhapët më tepër", thonë banorët.
Një tjetër banor, rreth të 80-ave që jeton pranë lumit tregon se para shumë vitesh, kur ai ishte i vogël, aty bëhej plazh dhe gjuhej peshk, me të cilin ata ushqeheshin për ditë të tëra. Por tani ai thotë se asnjë gjallesë nuk jeton aty, pasi kanë ngordhur nga ndotja e madhe e krijuar ndër vite.
"Jam duke mbushur 80 vjeç. Si kësaj here nuk ka bërë vaki ndonjëherë. U pre pylli u lanë drutë brenda. Se kush e ka bërë këtë nuk i japim dum. Këtu ka qenë plazh. As bretkosa nuk ka. As peshk. Në një kohë hanim 3-4 ditë peshk. Këtu kanë pas bërë plazh. Kam qen kalama. Mushkonjat.. s'di çfarë me thënë. Duhet të vendosim rrjeta. Me hy brenda nuk del më", thotë i moshuari.
Ndonëse ky problem është ngritur me qindra herë nga banorët e fshatrave përreth lumit, deri më tani nuk është marrë asnjë masë për pastrimin e tij.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.8%
-
Trump
48.2%
-
S'kam mendim
4%
Vota total: 9627
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndotje dhe kaos në Ballsh! Ushqimet shiten në rrugë, konsumatorët në rrezik: Jemi ankuar, por Bashkia s’e vë ujin në zjarr
14 Tetor, 16:50
-
Bashkia e Tiranës merr në dorë pastrimin, Veliaj: Kompanitë private kërkuan zgjidhje me presion! Rritje rroge e shpërblime për punonjësit e pastrimit
7 Shtator, 18:02
-
Privati la Tiranën me kosha plot me plehra, pastrimin e merr bashkia! Veliaj: Braktisi shërbimin, presion për zgjatjen e kontratës! I padisim
4 Shtator, 14:44
-
VIDEO/ Ndoti ujërat e detit, në hetim drejtori i kompanisë që kryen punimet e ndërtimit në portin e Vlorës
21 Gusht, 20:27
-
Vizitorët ndotin brigjet e liqenit të Kallabakut në Kukës! Të rinjtë angazhohen vullnetarisht në aksion pastrimi
1 Gusht, 14:18
-
Fusha e mbetjeve në Vlorë vijon prej 3 ditësh në flakë! Qyteti ende nën tymin toksik (VIDEO)
27 Korrik, 08:25
-
Ndotje masive në liqenin e Komanit, asnjë masë e marrë! Vizitorët e zhgënjyer: Vendi i bukur por me shumë mbeturina, nuk vij më
7 Korrik, 14:54
-
Përmet/ Banorët e Piskovës kërkojnë zhvendosjen e vendgrumbullimit: Hiqni plehrat! Në protestë dhe Tritan Shehu: Padi për Kumbaron
4 Korrik, 15:17
-
Moti i keq, mbetjet plastike ‘pushtojnë’ bregdetin e Durrësit! Pamje nga ndotja
18 Prill, 12:58
-
Banorët e 2 fshatrave në Fier në protestë: Uji i ndotur po na kalb të mbjellat, na kanë ngordhur bagëtitë
11 Prill, 17:04
-
S’ka kontejnerë në fshatrat e Gjirokastrës, banorët: Prej 20 vitesh mbetjet i hedhim në përrua! Ndotje e rrugë të dëmtuara në Lezhë
13 Mars, 16:31
-
Masa për subjektet që ndotin mjedisin, kush shkakton dëme të pakthyeshme në territor, përjashtohet për 50 vjet nga lejet mjedisore
8 Mars, 17:39