Me anë të nënshkrimit të letrës së protestës, mbi 30 shoqata nga krahina e Gostivarit u janë bashkëngjitur shoqatave të tjera simotra nga Maqedonia, kundër ndërtimit të sistemit “Fusha e Lukovës”.
Koordinatori për regjionin e Gostivarit, Lulëzim Fejzullai, njoftoi se letra e protestës tashmë është nënshkruar nga thuajse të gjitha shoqatat ekzistuese në këtë regjion, përfshi këtu edhe ato kulturore dhe sportive. “Me nënshkrimin e letrës, shoqatat joqeveritare nga komuna e Gostivarit, Vrapçishtës dhe Mavrovë-Rostushës shprehen kundër ndërrimit të rrjedhës së lumit Radika, njofton Radio Vala në Maqedoni.
Kjo për arsye se konsiderojmë që dëmtohet bota bimore, dëmtohet bota shtazore, humbet biodiversiteti, çrregullohet bota nënujore e lumenjve, disbalancohet ekosistemi, zhduken llojet e shtazëve në rrezik, siç është Rrëqebulli (macja e egër), shkaktohen ndryshime klimatike dhe humbet kapaciteti për zhvillim të blegtorisë”, deklaroi Fejzullahu. Me këtë nismë, kërkohet prej qeverisë, pushtetit lokal, institucioneve dhe organeve relevante të ndërpritet tërësishme projektit “Fusha e Lukovë” dhe në përputhje me ligjet ndërkombëtare, të respektohet vullneti i popullit.
“Në emër të organizatave joqeveritare dhe me qëllim të mbrojtjes së ardhmërisë së gjeneratave të reja që do të jetojnë në këto treva, kjo letër protestuese do t’u dërgohet të gjitha institucioneve shtetërore vendore dhe ndërkombëtare”, vijon Fejzullahu. Ai thotë se ky vendim i paparalajmëruar do të ndikojë drejtpërdrejt në shkatërrimin e florës dhe faunës, të cilat ndodhen ne grykëderdhjen e lumit Radika.
Devijimi i rrjedhjes së lumit Radika në Dibrën e Madhe, tashmë kanë hasur në reagime jo vetëm të banorëve lokalë, por edhe të institucioneve të ndryshme si në Maqedoni ashtu edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Lumi Radika derdhet në Dibër të Madhe, por me devijimin e rrjedhës, uji merr fund drejt Adriatikut, duke u derdhur ne Egje.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Debatet për devijimin ose jo të lumit Radika