TIRANË - Nje dite pas protestave te banoreve te Dibres dhe shoqerise civile ne kryeqytet, sa i takon devijimit te Lumit Radika nga pala maqedonase, ka reaguar Tirana zyrtare.
Nje grup deputetesh te Levizjes Socialiste per Integrim, kane kerkuar interpelance urgjente me ministrin e Jashtem Ditmir Bushati, per te informuar opinionin publik mbi projektin e Fushes se Lukoves. Sipas kryetarit te grupit paralamentar te LSI, Petrit Vasili, “ky projekt eshte ne kundershtim me ligjet nderkombetare per rrjedhjet ujore”.
Ndërkaq ministri i Energjise dhe Industrise, Damian Gjiknuri eshte shprehur se “nuk ekziston asnje marreveshje me Maqedonine" dhe se "qeveria do te mbroje interesat kombetare”. "E kam bërë edhe më parë publik qëndrimin. Nuk ka një projekt konkret që të na jetë dorëzuar si qeveri apo si Ministri e Energjitikës. Për një gjë dua ta siguroj publikun shqiptar; është një projekt-ide e hedhur prej shumë kohësh nga qeveria maqedonase. Në takimin që kam pasur me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë, Valon Saraçini në 27 nëntor, e kam thënë të qartë dhe po e përsëris të vetmen rrugë sipas të cilës kjo çështje mund të diskutohet", thekson Gjiknuri.
Sipas tij, "nëse projekti ka impakt në ujërat e Shqipërisë, zgjidhja e tyre parashikohet në marrëveshjet ndërkombëtare, dhe ndërkufitare përsa i përket regjimit të ujërave. Kjo është përgjigja! Ne presim që të shikojmë projektin nga ana teknike dhe patjetër, nëse ka impakt mbi pasuritë e këtij vendi, pa diskutim që qeveria shqiptare do të mbajë qëndrimin në përputhje me marrëveshjet dhe me interesat e këtij vendi e asnjë nuk duhet ta paragjykojë apo të luajë politikisht me këtë gjë", u shpreh Gjiknuri.
Edhe Partia Demokratike ka kerkuar transparence nga ana e qeverise per kete problem, qe sipas opozites "tashme eshte kthyer ne nje shqetesim mbarekombetar".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com