Reshjet e dendura të 24 orëve të fundit kanë nxjerrë nga shtrati lumin Seman.

Rreth 190 hektarë tokë të mbjella brenda argjinaturës janë përmbytur. Tokat të mbjella me grurë foragjere pemëtari dhe sera janë nën pushtetin e ujit.

Banorët në të gjithë gjatësinë e Semanit nga Ngurrëza deri në Imshtë shprehen se janë përmbytur sa herë del lumi nga shtrati dhe prodhimi i tyre ikën dëm.

Fermerët nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim për këto katastrofa.

"Jemi përmbytur shumë, elb e grurë. Atëherë kanalet pastroheshin, tani nuk e ka mendjen njeri për punë. E kanë mendjen të pasurohen për vete. Asnjë dëmshpërblim nuk kemi marrë", tha një banor.


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ Viktima e parë, 54-vjeçari humb jetën në Durrës! Evakuime në Katund të Ri, Sukth dhe 3 fshatra të Fierit e Vlorës (VIDEO)