Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar situatën e përmbytjeve nga reshjet e shiut në vend. Në një lidhje skype për emisionin 'Frontline' në Report Tv, ai tha se problemi kryesor është mungesa e planeve të zhvillimit dhe parandalimit. 

Spahiu theksoi se gjatë regjimit komunist Shqipëria nuk përmbytej, pasi funksiononin rreth 700 hidrovore dhe sisteme bonifikimi.

‘Ne jemi një shoqëri e pandërgjegjshme për këto situata. Ne kur na bije fatkeqësia ne kujtohemi që të bëjmë analizë. Unë nuk kam dëgjuar ndonjë deputetë në Kuvend që të thotë t’i pastrojmë lumenjtë se do të bjerë shi në dimër. Ky debati që ndodh sot të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, unë them se do e shpalli edhe do t’i dëmshpërblejë dhe do të jepen para zgjedhjeve, pra pas 3 viteve. Do të ngrihet një komitet shpëtimi dhe fondesh si u ngrit ai për tërmetin dhe do të duhen 3 vite që t’i shpërndajnë dhe menaxhojnë. Unë them se kjo do të ndodh. Por ne kemi një shtet që nuk funksionon me plane zhvillimi. Shqipëria Enver Hoxhës nuk u përmbyt kurrë sepse kishte 700 hidrovore dhe sisteme bonifikimi', tha ai.

Juristi Spahiu theksoi nevojën urgjente që Shqipëria të ketë një sistem parandalues për përballimin e fatkeqësive natyrore.

'Mua sot më kanë ardhur 3 mesazhe alarmi dhe njoftojnë me orar që do të bjerë kaq borë, do ketë stuhi. Në fushatë vijnë mesazhe votoni këtë numër, çfarë i kushton këtij shteti që në bashkëpunim në institutin meteorologjik ti çojë mesazh shqiptarëve. Ne duhet që të kemi një sistem që ti paraprijë këtyre situatave, sepse ngrohja globale po çon drejt një klime ekstreme dhe Shqipëria si një vend mesdhetar mund të jetë e prekur’, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:41
Spahiu: Qeveria teknike, ide komike me emra kryeministrash që i propozojnë pa i pyetur dhe refuzojnë

 

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar idenë e krijimit të një qeverie teknike në Shqipëri. Ai e cilësoi atë si një koncept të pamundur dhe të komik.

‘Dy herë ka pasur zgjedhje të parakohshme në Shqipëri kur u tha se s’do të kishte 6 ditë bukë në vend dhe dolën në shesh qytetarët dhe e dyta në ‘97. Problemi është pak më i thellë politikisht. Asnjë parti në kuvend nuk do zgjedhje të parakohshme. Pse nuk thonë duam zgjedhje por qeveri teknike. E nxjerrin preteks se nuk shkohet në zgjedhje me Ramën. Po qeveria teknike më duket ide komike me emra kryeministrash që i propozojnë pa i pyetur dhe refuzojnë. PS është në një situatë të rëndë dhe i duhet që të reflektojë që të gjejë zgjidhje. Ka edhe një lloj qetësie ose kanë marrëveshje me kundërshtarin ose e ndjejnë se janë më të fuqishëm dhe nëse sot shkojnë në zgjedhje prapë fitojnë’, tha ai.