Lumturia si objektiv politik dhe pse nuk kanë të ardhme ata që e minojnë

Lumturia si objektiv politik dhe pse nuk kanë të ardhme ata që e minojnë

Me naivitet, në numrin e parë të Shqiptares, në 4 nëntor 2011, shkruaja nëse “Lumturia, a mund të jetë një objektiv politik” edhe për një vend si i yni? Adhuroj Shtetet e Bashkuara të Amerikës që këtë të drejtë njerëzore e kanë të shënuar në Kushtetutë. Yuval Noah Harari, në librin e tij “parashikues” mbi njeriun, Homo Sapiens, që tashmë synon të shndërrohet në një Zot, pra në “Homo Deus” parashtron se synimet për të ardhmen nga ana e njerëzimit janë jetëgjatësia dhe lumturia. Sipas filozofit, historianit hebre, këto janë qëllime që bëjnë pjesë në evolucionin tonë: Nga Homo Erectus në Homo Sapiens, në Homo Deus... Dhe kujdes... njeri i lumtur nuk shkon domosdoshmërisht me njeri i pasur.

Jo kushdo mund të jetë dakord me teoritë dhe shtjellimin e filozofit, por shumë gjëra qëndrojnë: Askush nuk mund të mos vë re përpjekjet tona për të jetuar më gjatë (jo miliona vite më parë, por vetëm në dekada, nga 50 vite moshë mesatare pas Luftës së Dytë Botërore) tani në Europë shënohet një mesatare jetagjatësie mbi 70 vjeç. Përpjekjet e disave mes nesh që kanë nisur tashmë plastifikimin fizik me operacione e botox për të ngjarë të rinj të përjetshëm, gjithashtu askush nuk mund t’i mohojë. Ndërsa për lumturinë, veç amerikanëve që pa asnjë kompleks e kanë të shënuar në Kushtetutë, ende pakkush e deklaron me zë të lartë edhe pse tashmë është e dukshme kjo dëshirë përmes shpalosjeve të “lumturisë” individuale nëpër rrjete sociale dhe mjete të tjera.

Duket se sa më shumë ndërgjegje të fitojmë në zhvillimin tonë, aq më tepër vëmendje i kushtojmë lumturisë. Ose të paktën, përpjekjeve për arritjen e saj. Dhe ne shqiptarët nuk bëjmë aspak përjashtim. E për ta arritur këtë, individualisht apo të gjithë bashkë, do të besojmë tek ata njerëz, politikbërës sidomos, që kanë aftësinë të krijojnë kushtet që secili prej nesh këtë ta arrijë. Eshtë si një fazë meditimi, përqëndrimi të thellë, kur edhe miza më e bezdisshme mund të të shpërqendrojë, jo më politika e politikanë që krijojnë e prodhojnë kaos nga hiçgjë.

Vetëm të prapambeturit mund të mos e kuptojnë ende se pas izolimit të egër komunist, tranzicionit të përgjakshëm dhe të dhimbshëm të viteve nëntëdhjetë, shqiptarët sot, kudo që janë, po kërkojnë evolucionin e shumëndërruar të njerëzve që duan të jetojnë më të lumtur dhe në një perspektivë jetëgjatë e të mirë.

Kushdo që përpiqet t’i shqetësojë në këtë rrugëtim, është i përjashtuar.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin