Lunaçek ne Kosove: Dialogu
politik për veriun, i nevojshëm

Lunaçek ne Kosove: Dialogu <br />politik për veriun, i nevojshëm
PRISHTINE-  Serbia duhet të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut me Prishtinën, në të kundërtën nuk do ta marrë datën e nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE, tha në një takim me gazetarët në Prishtinë, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek.

Ajo e sheh si të nevojshme nisjen e një dialogu politik për veriun e Kosovës, por pas formimit të qeverisë së re në Serbi, e cila do të dalë nga zgjedhjet e 6 majit atje.

Sipas zonjës Lunaçek, opsioni më i mirë do të ishte që ky dialog të zhvillohet ndërmjet qeverisë së Kosoëvs dhe serbëve lokalë të veriut të Kosovës, por në rast të nevojës, të përfshihet edhe Beogradi zyrtar.

Ndërmjetësimin e këtij dialogu, sipas eurodeputetes, do ta bënte Bashkimi Evropian, i cili aktualisht po ndërmjetëson edhe në dialogun teknik midis Kosovës dhe Serbisë.

Vizita e zonjës Lunaçek në Prishtinë pason miratimin e një rezolute në Parlamentin Evropian mbi Kosovën, në të cilën pos tjerash u bëhet hirrje pesë vendeve të BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë.

Rezoluta gjithashtu i bën ftesë komitetit Olimpik Ndërkombëtar që të mundësojë pjesëmarrjen e atletëve kosovarë në Lojërat Olimpike në Londër këtë vit.

Por rezoluta ka edhe detyra për autoritetet e Kosovës, në marrjen e masave ndaj përgjegjësve për mashtrimet në procesin zgjedhor dhe në shtimin e përpjekjeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
(sg/europaelire/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet