Lunaçek: Nuk ka BE për Serbinë
pa njohur shtetin e Kosovës
Lunaçek në një intervistë për Radion gjermane “Deutschlandradio”, të cilën e ka publikuar edhe në profilin e saj në Facebook, ka thënë se “Beogradi, njerëzve të vet, pakicës serbe në veri të Kosovës, duhet t’ua sqarojë se kjo marrëveshje është më e mira për banorët atje”.
BRUKSEL - Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek vlerëson se marrëveshja e arritur në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel është një hap i madh dhe historik, i cili është i nevojshëm për Kosovën dhe Serbinë, në mënyrë që të dy vendet shkojnë drejt integrimeve evropiane. Por, ajo ka vlerësuar se Serbia nuk do të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa njohjen e Kosovës.
Lunaçek në një intervistë për Radion gjermane “Deutschlandradio”, të cilën e ka publikuar edhe në profilin e saj në Facebook, ka thënë se “Beogradi, njerëzve të vet, pakicës serbe në veri të Kosovës, duhet t’ua sqarojë se kjo marrëveshje është më e mira për banorët atje”.
Ajo ka thënë se mbështet fillimin e negociatave me Serbinë, dhe se në fund, para anëtarësimit në BE, Serbia do të jetë e detyruar ta njoh Kosovën.
“Serbia nuk do të mund të anëtarësohet në BE pa njohjen e Kosovës”, ka thënë ajo.
“Askush në BE nuk mund të qëndrojë indiferent, pavarësisht nga qëndrimi që do të ketë ndaj Serbisë apo Kosovës, dhe të lejojë krijimin e një Qiproje të re në Union, sepse ky është testi i një shteti kufijtë e të cilit nuk janë definuar. Diçka të tillë më nuk do të ketë”, ka porositur Lunaçek.
Ajo ka thënë se përafrimi i i Kosovës dhe Serbisë me BE-në është mundësia më e mirë që siguron se në tërë rajonin më nuk do të ketë luftëra, apo konflikte të armatosura, dhe njëkohësisht në Kosovë të mbretërojë paqja.
(sg/koha.net/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
36.7%
-
Jo
53.2%
-
Nuk e di
10.1%
Vota total: 6009
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi
30 Korrik, 07:50
-
Bisedat në Sky ECC/ Pushimi i hetimit për 3.4 milionë eurot e gjetura në Toyota Yaris çoi në pranga kryeprokurorin e Vlorës, gati dosje e re për 'Metamorfozën'
30 Korrik, 07:30
-
Shumë gjëra kanë ndryshuar në dashuri...çfarë thonë yjet për ju sot
30 Korrik, 07:23
-
Shkodër/ Shpërthim me tritol në lokalin e 35-vjeçarit, policia në kërkim të autorit
30 Korrik, 07:05
-
Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset
30 Korrik, 00:47
-
Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve
29 Korrik, 23:01
-
Detaje të reja/ Do shpërthente tragetin konkurrent ‘Finikas Lines’ të linjës Sarandë - Korfuz, SMS-ja 'Welcome to Greece” i mori jetën biznesmenit Nelaj
29 Korrik, 22:58
-
Kafe, cigare dhe limonadë - liberalë e konservatorë 100 vjet më parë!
29 Korrik, 22:48
-
Grupi rus Wagner pëson humbje të mëdha në Sahel të Afrikës
29 Korrik, 22:34
-
Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës
29 Korrik, 22:26
-
Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë
29 Korrik, 22:11
-
Olimpiket 2024/ Luiza Gega dhe Franko Burraj nisen drejt Parisit! Atletja: Synoj më të mirën, gara do të jetë më e fortë
29 Korrik, 21:50