Lunaçek: Të shkarkohet Azem Syla

Lunaçek: Të shkarkohet Azem Syla
Në seancën e paradites në Strasburg është diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, por eurodeputetja, Ulrike Lunaçeki bëri thirrje kryeparlamentarit Krasniqi që deputi Azem Syla të shkarkohet.

“Ne po punojmë shumë për të përmirësuar imazhin e Kosovës dhe rasti i abuzimit të deputetit Azem Syla nuk i ndihmon imazhit të Kosovës pasi që ai po hetohet në Zvicër” tha Lunaçek. 

“Ju zotëri kryetar I Kuvendit duhet t’ja kërkoni që Azem Syla të jape dorëheqje”,shtoi Lunaçek në takimin ndërparlamenta mes Kosovës dhe Parlamentit Evropian.
Pritet që nga pasdita të miratohet një deklarate të përbashkët ku do të kërkohet nga Kosova që të ndërmarrin veprime për të lëhtësuar procesin e integrimeve evropiane. 
Azem Syla vie nga rradhët e PDK-së. Por, e kaluara e tij lidhet edhe me themelimin e  Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ku ai emërohet Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së si dhe strukturën e Shërbimit Informativ të Kosovës(SHIK).

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin