Në takimin e fundit të Parlamentit Europian, Ulrike Lunaçek porosit 5 shtetet anëtare të BE-së ta njohin Kosovën. Mosmarrëveshjet brenda BE-së, sipas saj, po ndikojnë në dobësimin e pozicionit të këtij unioni në Kosovë.
Lunaçek ka thënë se është koha që Kosova të funksionojë si një shtet normal, raportojnë mediat.
“Tash e gjashtë vite që nga shtetësia e Kosovës, duhet të ndërtohet një shtet në të cilin funksionon administrata publik. EULEX duhet të qëndrojë në Kosovë pasi që është e nevojshme ndihma për të larguar korrupsionin dhe krimit të organizuar”, tha Lunaçek.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)