Lunacek, 5 shteteve të BE-së, njiheni Kosovën

Lunacek, 5 shteteve të BE-së, njiheni Kosovën
Raporti i eurodeputetes Ulrike Lunacek per Integrimet Evropiane të Kosovës i bën ftesë 5 vendeve të BE-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës. 
Lunaçek tha se kjo do të dërgojë sinjale të qarta se e ardhmja e Kosovës është ne Bashkimin Evropian.

Gjatë debatit në lidhje me raportin, Lunacek tha se kësaj radhe Prishtina zyrtare ka premtime konkrete për studimin e fizibiltetit dhe se do ta merr së shpejti udhërëfyesin për vizat. Ajo ka përfshirë edhe kërkesën që Kosovës t`i mundësohet pjesëmarrja në lojërat olimpike.

Përmes raportit u bëhet ftesë autoriteteve të Kosovës që të merren me sfidat, si luftën kundër krimit të organizuar dhe korruposionit, zbulimin dhe dënimin e personave përgjegjës për mashtrime në zgjedhje dhe sigurimin e lirisë së mediave.

Si Lunacek ashtu edhe përfaqësuesit e Komisionit Evrpopian dhe Këshillit të Ministrave, që morën pjesë në debat thanë se presin nga Serbia që të përmbahet nga organizimi i zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Komisioneri për zgjerim, Stefan Fule konfirmoi se dialogu për rendin dhe ligjin ndërmjet Brukselit dhe Prishtinës formalisht do të nisë më 30 maj ndërsa paralajmëroi se udhërëfyesin e vizave do ta dorëzojnë në fund të kësaj pranvere.

Grupet Parlamentare e mbështetën raportin i cili do votohet nesër dhe do të shndërrohet në rezolutë të Parlamentit Evropian.

(rg/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet