Lundrimi në Drin, me varka nga Lezha në Shëngjin! Turizmi lumor pjesë e paketave turistike në qytetin bregdetar

Pasi vizituan varrin memorial të Gjergj Kastriotit në Lezhë, grupi i turisteve franceze udhëtoi drejt Shëngjinit me varke përmes lumit Drin.

Turistët rrëfyen eksperiencën e veçantë, ndërsa duhet theksuar se ky është një itinerar i ri që aplikohet në Lezhe.

"Unë vij për herë të parë në Lezhë dhe më pëlqen shumë. Vizituam memorialin e Gjergj Kastriotit dhe tani po udhëtojmë përmes lumit drejt bregdetit. Është një eksperience shumë e mire, pasi kemi mundësi të shijojmë dhe bukuritë e natyrës siç është laguna e Kune-Vainit",- tha një turist.

"Po kalojmë shumë bukur. Shohim që këtu është në zhvillim turizmi,  por normalisht ka nevojë akoma për investime. Shqiptaret janë mikëpritës dhe deri tani eksperienca është pozitive. Është qytet i vogël po shumë i lezetshëm. Ka histori natyre e gjithçka tjetër",-shtoi një tjetër. 

Ky është viti i parë që turizmi lumor bëhet pjesë e paketës turistike të Lezhës por problem në këtë zonë mbetet ndotja e Drinit si nga mbetjet plastike ashtu dhe nga ujërat e zeza.

K.M/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion