Pjesa e katërt e Lungomares së Vlorës që vijon në Plazhin e Vjetër është në përfundim. Kryeministri Rama ka ndarë një video të ecurisë së punimeve në rrjetet sociale ku duket shëtitorja, e cila ndahet me një rrip rëre nga deti.

“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje nga Lungomare 4, në Plazhin e Vjetër të Vlorës, ku punimet po shkojnë drejt përfundimit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Investimi në Lungomare synon ta bëjë Vlorën qytetin bregdetar me shëtitoren më të gjatë në Mesdhe.

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • loni: 21/07/2026 09:37

    Mut me drit e bete vloren pa parqe vetem pallate e plure e

    Përgjigju
  • ARJAN MELONASHI: 21/07/2026 09:31

    A ka mundesi te mos perdoret me termi ne gjuhe italiane "lungomare', kur fare mire kete rruge te bekuar mund ta quajme "Bregdetese"? Mundet? Ju lutem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09

    Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?