FOTOT/ Lungomare 3, i dhuron Vlorës shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

FOTOT/ Lungomare 3, i dhuron Vlorës shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

Lungomare 3

Vlore- Duke ndarë pamjet e pjesës së tretë të Lungomares që shtrihet përgjatë vijës bregdetare të Radhimës, kryeministri Edi Rama tha se shpejt Vlora do të bëhet qyteti bregdetar me shëtitoren më të gjatë në Mesdhe.

“Ky investim strategjik zgjeron hapësirën e turizmit cilësor të Vlorës dhe krijon kushtet optimale për vijimin me Lungomaren 4 në zonën e Orikumit” shkroi Rama në rrjetet sociale.

Pedonalja turistike në aksin e Radhimës, vijim i Lungomares dhe Lungomare 2, do ndërtohet mbi rrugën aktuale automobilistike dhe do të zgjerojë plazhet, ndërsa është një projekt i financuar nga BERZH.

Lungomare 3 do të jetë nga tuneli i "Ujit të Ftohtë" e deri përtej Radhimës, ndërkohë që po punohet edhe për Lungomare 4. Pjesë e rëndësishme e projektit është edhe zgjerimi i plazheve përmes moleve të vendosura si infrastrukturë për varkat dhe për pushuesit, si dhe rikualifikimi i godinave përreth, në bashkëpunim me pronarët private.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/11/2024 01:31

    Imagjinoni pak sikur te kemi nje rruge afer e pergjate bregdetit,pa prekur brigjet e plazhet,qe te lidhe e vazhdoje pa nderprerje qe nga Velipoja,ose kufiri me Malin e Zi e deri ne Sarande ne kufi me Greqine!! Do te ishte dicka e jashtezakonshme!

    Përgjigju
  • Po mër po: 02/11/2024 17:42

    Çfarë janë këto plazhe artificiale, jo natyrore që e trajtojnë turistin si delet në stan

    Përgjigju
  • RRILE: 02/11/2024 17:18

    Kyt lungomare kishte ken e mara e zotit me e pas edhe plazhi SHENGJINIT edhe plazhi VELIPOJES!!

    Përgjigju
  • Lui: 02/11/2024 14:43

    Nuk e di se si apo kur do behet lungomare 4, dmth zona e Orikumit, por di te them qe Orikumi sa vjen e behet me i pajetueshem, e jo me per turiste. As infrastukture, as pasterti, as organizim turistik.. Apo c'ka edhe nje fushe plehrash ne fund te bypass-it kur kthen per Llogara. Kundermon nje ere neper qytet qe nuk di c't'ju them. Dmth ti ben gjithe ate rruge panoramike dhe ne fund te bypass-it te pret nje fushe gjigande plehrash. Pastaj hyn ne tr ashtuquajturin qytet te Orikumit dhe gjen rruge te pashtruara, pak trotuare qe ka, jane te zena nga dyqanet dhe kafenete, plehra ngado, koshat e plehrave qe pastrohen vetem nje ose dy here ne dite njelloj si ne dimer dhe ne vere qe popullsia gati 3-4 fishohet.. Te presim tani Lungomare 4!

    Përgjigju
  • dori: 02/11/2024 13:24

    SHETITORJA OSE LLUNGOMARJA TE MOS HAJE ASNJE CM RERE NE PLAZH,,,SEPSE RERA DUHET PER TD VENDOSUR CADRAT.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

'Shqetësimi i Ramës, votuesit gri', Poli Hoxha: Vota e diasporës do jetë autogol për opozitën

'Shqetësimi i Ramës, votuesit gri', Poli Hoxha: Vota e diasporës do jetë autogol për opozitën