Nga Kryeministria, Edi Rama përshëndeti hapat hetimorë që Prokuroria e Posaçme po ndërmerr ndaj investimit që synohet të realizohet në Zvërnec.
Ai tha se bllokimi i parave që pronarët e tokave në Zërnec kanë marrë për shitjen e sipërfaqeve te vëllezërit biznesmenë nga Katari, është një lajm pozitiv, që mund të çojë në një përgjigje përfundimtare dhe ndaj pretendentëve të tjerë të pronësisë.
Numri një i ekzekutivit tha se nëse shitësit e tokave vërtetojnë plotësisht se pronësinë, ata do të marrin paratë e marra nga shitja, në të kundërt shuma do i kalojë shtetit, me destinacion përfundimtarë pronarët legjitimë.
"Besoj që i dëgjuat vendimet e qeverisë sot, por kam dalë për një arsye tjetër që nuk ka të bëjë me mbledhjen e qeverisë, por ka të bëjë me një zhvillim që unë e konsideroj shumë pozitiv lidhur me procesin e verifikimit të transaksionit për blerjen e tokës në Zvërnec.
Që do të thotë, me sqarimin e plotë dhe përfundimtar të origjinës së fondeve të kaluara përmes bankës dhe me çlirimin përfundimtar të investitorëve, të cilët tanimë janë edhe pronarë.
Ndërkohë që, nga ana tjetër, unë e konsideroj shumë pozitive që SPAK-u ka vendosur t’i mbajë të ngrira fondet pa i lënë të kalojnë te shitësit, për të cilët ka një proces hetimor.
Kjo, në këndvështrimin tim, është shumë pozitive për këdo që pretendon pronë në atë territor, sepse tanimë çështja e origjinës së pronës është një çështje që do të mbulohet nga një hetim tërësisht i pavarur dhe profesional përmes SPAK-ut dhe, në të dyja rastet, rezultati do të jetë i padiskutueshëm nga pikëpamja ligjore, ndërsa nga pikëpamja e pretendimeve do t’i japë fund çdo spekulimi e manipulimi.
Në rast se shitësi ka origjinë legjtimie, do marri paratë, në rast se nuk e ka, paratë do i mbeten Republikës së Shqipërisë dhe ato do të përdoren për cilindo që do të provojë se pretendimin mbi pronën e ka të bazuar",- tha Rama.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme ka vënë në sekuestro 195 milionë dollarët e transferuar nga Katari në llogaritë e Artur Shehut dhe pronarëve të tjerë që kanë dakordësuar shitjen e tokave me kompaninë e vëllezërve Al-Khayyat nga Katari.
Sekuestro preventive e SPAK-ut, vjen si pjesë e një hetimi të nisur disa javë më parë, mbi titujt e pronësisë në zonën e Zvërnecit. Sipas asaj që deklaroi një ditë më parë kryeministri Edi Rama, investitorët nga Katari, i kanë blerë sipërfaqet e tokës, përmes transaksioneve bankare, nga subjekte dhe individë të pajisur me tituj pronësie.
Komente











Kjo verteton nje drejtesi me regji! Zakonisht rinia me 13 qershor i debonte politikant e korruptuar nga rrethi i tetë i ferri te Dantes! Rama ska cfare jep ne politike jemi lodh ndaj jep DORHEQJE dhe mbaron ky cikel 13 vjecar! Je i nderuar per punen mbetesh modern ama kur lodhet gjëja kthehet ne bezdi! Rama bie si Qeveria ne muajin qershor kete vit te 13-te sundimi!
Përgjigjuhapi dokumentat se ne kadaster i ke. e ke ne kontroll kadastren apo ju vjen letra nga Miami pastaj ...
PërgjigjuNe fakt kjo ishte ajo qe na shqetesonte me teper, kush do t'i merrte leket!
Përgjigju