Punimet për rikonstruksionin e rrugës Peshkopi-Lurë dhe Lurë-Perlat po shkojnë drejt përfundimit. Puna vijon njëkohësisht në dy drejtime, nga Lura drejt Arrasit të Dibrës dhe nga Lura në drejtim të Rrëshenit.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se shumë shpejt Lura do të jetë e aksesueshme përmes rrugës së re turistike, duke theksuar se është hedhur shtresa e parë asfaltike në segmentin Peshkopi-Lurë dhe po vijon puna në segmentin Lurë-Rrëshen.
“Së shpejti, edhe Lura magjike do të jetë e arritshme përmes rrugës së re turistike, ku është hedhur shtresa e parë asfaltike mbi segmentin Peshkopi-Lurë dhe po vazhdon puna mbi segmentin Lurë-Rrëshen”, deklaroi Rama.
Komente












