I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë në zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore 1000 metra mbi nivelin e detit janë shënuar reshje bore.
Rënia e borës ka sjellë edhe ulje të ndjeshme të temperaturave, veçanërisht në zonat e larta malore..Autoritetet raportojnë se situata paraqitet nën kontroll dhe po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.
Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk ka raportime për problematika apo situata emergjente.
Sa i përket furnizimit me energji elektrike, i gjithë Qarku Kukës furnizohet normalisht, me përjashtim të Njësive Administrative Margegaj dhe Lekbibaj, si dhe fshatit Berishë në Njësinë Administrative Bytyç, Bashkia Tropojë.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të lëvizin me kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta që po mbizotërojnë në verilindje të vendit ku ne zonat e uleta priten reshje bore.
Lajmi kryesor:
Moti i keq 'pushton' vendin, reshje shiu dhe dëbore në Shkodër e Pukë, Policia apelon për goma dimri! Trafik i rënduar në Kukës e Lezhë (VIDEO)












