'Lushkja e ka mbyllur sezonin', Orges Shehi: Jemi me meritë në vendin e parë

'Lushkja e ka mbyllur sezonin', Orges Shehi: Jemi me meritë në vendin e parë

Orges Shehi, trajneri i Tiranës

Superliga shqiptare e futbollit është në fundin e sezonit, teksa do zhvillohen tre javët e fundit. Nesër në 16:00 Laçi dhe Tirana luajnë në Kurbin, me duelin që vlen për javën e 34 të sezonit. Bardheblutë e Orges Shehit janë në vendin e parë, dy pikë më shumë se Partizani ndjekës, teksa për mediet foli trajneri i kampionëve në fuqi. Shehi tha për mediet se Regi Lushkja ka mbyllur sezonin, ndërsa janë me meritë në vendin e parë.

“Ndeshja me Laçin është e radhës, e vështirë sepse ka dhe 3 javë të mbetura. Kurbinasit janë një skuadër konkurruese dhe kanë një trajner me shumë eksperiencë dhe të aftë. Nuk duhet të biem në presion, nëse unë nuk e bëj këtë gjë as skuadra nuk duhet të futet në fushë me presion. Një ish-lojtar i Laçit që tashmë luan me ne, Lushkja, fatkeqësisht e ka humbur sezonin e tij pasi u dëmtua në ndeshjen ndaj Partizanit. Ndaj Laçit do të mungojë ai për dëmtim dhe Gjumsi për kartona. Na kthehen në fushë Hasani dhe Hila", tregoi fillimisht durrsaku i bardhebluve.

Më pas trajneri ceku edhe pasderbin me Partizanin dhe barazimin që i afron bardheblutë me titulli kampion.

"Pas përfundimit të derbit nuk kam hyrë në dhomat e zhveshjes me skuadrën, por kam qëndruar me stafin. Nuk kisha asnjë fjalim sepse dolëm barazim. Ditën e nesërme dolëm në stërvitje sepse na pret një ndeshje tjetër dhe nuk duhet të mendojmë për atë çfarë jemi por për atë çfarë kemi. Kemi ardhur deri në vendin e parë me meritë të plotë dhe me sakrifica të mëdha dhe për këto 10 ditë marrim frytet e gjithë sezonit. Këto ditë na duhet përqendrim pushim sepse ndeshjet janë afër dhe lodhja bën të veten. Duhet të futemi në fushë me përqendrimin maksimal për të marrë maksimumin", tha Orges Shehi.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës