LUSHNJË - Gjykata e Lushnjës ka vendosur masën e arrestit me burg për ish-drejtorin e OSHEE-së në këtë qytet, duke e lënë kështu pas hekurave Dine Aliajn.
 
I arrestuar disa ditë më parë, Aliaj akuzohet nga Prokuroria e rrethit të Lushnjës se kishte abuzuar me energjinë elektrike. Sipas hetimeve, rezultoi se ish-Drejtori i OSHEE-së, ka fatura të muajve të ndryshëm, në të cilat vlera që duhet të paguante ky shtetas për lokalin, në të cilin kishte hapësirë për organizime festimesh, ishte 200 lekë.
 
Po ashtu, disa muaj të tjerë, po për lokalin, shifrat e faturave arrinin në vlerën 2 mijë deri në 3 mijë lekë, ndërkohë që janë krijuar dyshime të arsyeshme se shuma e konsumuar nga ky ambient privat (lokal) është shumë herë më e lartë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)