LUSHNJE- Në qytetin e Lushnjës është zhvilluar një marshim sensibilizues për sëmundjen e shkakuar nga virusi Hiv-Aids.

Parakalimi është zhvilluar në bulevardin qëndror të qytetit, me pjesëmarrje të nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, përfaqësues të shëndetit publik dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq në Lushnjë.

Marshimi është shoqëruar edhe me pankarta sensibilizuese për mbrojtjen e qytetarëve nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.

Ndërkohë, janë shpërndarë për qytetarët edhe broshura njohëse të semundjes dhe mënyrat për t’u mbrojtur nga ky virus.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)