LUSHNJË - Sot në ditën e pastrimit kombëtar “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”, edhe në Lushnjë pati organizim në të gjitha nivelet. Qysh në mëngjes nxënësit e shkollave sipas një grafiku kanë pastruar ambjente të qytetit në bashkëpunim me punonjësit e administratës publike.
Risi në Lushnjë ishte dhe njësia e ndërhyrjes së shpejtë e ushtrisë në Poshnjë, e cila kishte marrë përsipër pastrimin e rrugës Lushnjë-Berat. Nga ana e tij nënprefekti i Lushnjës ka qenë në krye të punonjësve të administratës dhe ka dhënë mesazhin e tij për këtë ditë.
Më pas përfaqësuesi i qeverisë inspektoi punën në disa prej komunave për ditën “Të pastrojme Shqipërinë në një ditë”. Fillimisht zoti Dervishi përshëndeti forcat e ushtrisë në Karbunarë dhe Barbullinjë.
Më pas u ndal në inspektim në komunën Fiershegan e më tej në Krutje dhe Kolonjë. Kjo ditë e pastrimit ka nxjerrë në terren të gjithë punonjësit e administratës në bashkëpunim me shkollat e mesme dhe 9-vjeçare të rrethit për një ambjent më të pastër.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com