LUSHNJE- Mungesa e kushteve higjieno-saniatare në thertoret që ushtrojnë aktivitet në rrethin e Lushnjës pritet t’i nënshtrohen një kontrolli nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
 
Për këtë, prefektura e Lushnjës ka ngritur një grup task-forcë, ku përfshihen përfaqësues vendor, policia e rendit dhe përfaqësues të AKU-së.
 
Drejtuesit vendorë thanë se ky aksion vjen për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve nga ushqimet e pakontrolluara.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)