LUSHNJE- Zbardhen detaje të reja të historisë së denoncuar si incestit në fshatin Lekaj të Lushnjës. 13- vjeçarja me inicialet M.L e cila akuzon të atin dhe dy kushërinj të saj për marrëdhënie seksuale me dhunë tregon se është bërë pre e kësaj dhune në nëntor e në dhjetor të 2013. Ajo thotë se nuk kishte bërë denoncim në polici, pasi i ati e kishte kërcënuar se do ta vriste, ndërsa kërkon ndihmë nga shteti për mbrojtjen e saj dhe të gjyshit me të cilin ajo jetonte.
"Babai më ka përdhunuar njëherë në nëntor dhe një herë në dhjetor.
Unë kisha frikë të denoncoja se babai më thoshte që po të tregoja do më vriste edhe mua dhe gjyshin.
Ndërsa nga djemtë e tjerë vetëm A.L dhe B.L më kanë prekur kurse F. është i pafajshëm. Kërkoj ndihmë nga shteti"- tregon për A1Report vajza e abuzuar.
Gjyshi i të miturës kërkon ndihmë dhe mbrojtje nga shteti, pasi ka frikë se sapo i biri të dalë nga burgu mund ta vrasë atë dhe të bijën që e denoncoi për përdhunim.
"Këtu me gjithë gocën nuk rrimë dot, jemi të vrarë. Po u hap dera e burgut të tij, ai do vijë këtu dhe do na vrasi. Unë do shkoj në azilin e Fierit. Nuk e dinim se puna do shkonte deri ketu por po u mbush kupa do derdhet" - shprehet gjyshi i vajzës.
Edhe fqinjët e vazjës e dënojnë ashpër këtë ngjarje dhe kërkojnë që bashkëfshatari i tyre të marrë dënimin që meriton.
"Skandal, babai të përdhunojë fëmijën e tij, kurrën e kurrës s'duhet të ndodhë, s'bën vaki" - shprehet një nga fqinjët e familjes.
Vajza 13 vjecare me inicialet M. L jetonte me babain dhe gjyshin, pasi nëna e kishte lënë të vogël dhe ishte martuar sërish në Peqin. Blutë e Lushnjës kanë vëne mbrëmë në pranga babain e 13 vjeçares shtetasin ,B. L, i cili tashmë përballet me akuzën e mardhënies seksuale me të mitur. 13 vjecarja ka rrëfyer para psikologes se perveç të atit atë e kanë pudhënuar edhe dy kushërinj të saj, A. L dhe B,L të cilët janë shoqëruar në komisariat nën akuzën e kryerjes mardhënieve seksuale me të miture

(Ne foto: Vajza qe ka denoncuar incestin)
Redaksia Online
(sg/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com