Në Bitaj të Lushnjës jetojnë rreth 600 banorë, ndër fshatrat më prodhues në vend, ku banorët merren me bujqësi, ullishtë, agrume, vreshtari dhe me pak blegtori. Banorët prej vitesh janë ankuar për infrastrukturën, ç’ka bën të vështirë nxjerrjen në treg të prodhimeve bujqësore. Rruga, është e amortizuar, por veç saj nuk kanë as ujë të pijshëm në çezma.
“Qindra familje që janë në këtë fshat vuajmë për rrugë. 30 vjet ka, që kur ka ardhur demokracia nuk është vënë dorë fare këtu. Na kanë gënjyer na i kanë marrë votat dhe kanë ikur”, shprehet një shofer i zonës.
“Kam gruan sëmurë në shtëpi. I kam thënë doktoreshës dhe ajo thotë që nuk vij dot. Në këtë gjëndje jemi”, shprehet një banor.
“Nxënësit nuk venë dot në shkollë se kanë frikë se autobuzi tundet fort nëpër gropa”, thotë një tjetër.
“Kjo është çezma që pi gjithë fshati ujë. Ky fshat është i harruar për një rast emergjence nuk të vjen asnjë lloj taksie”, shprehet një grua.
Fshati Bitaj ndodhet 3 km nga Njësia Administrative Kolonjë dhe 25 kilometra nga qyteti i Lushnjës. Banorët kanë bërë kërkesa të shumta në Bashkinë e Lushnjes, e cila ende nuk e ka një projekt për të investuar në këtë zonë.
qeveri qe te nuk siguron as ujin ne vititn 2023....
Përgjigju