Lushnjë, babai plagos me çifte vajzën e divorcuar dhe më pas vret veten! 40-vjeçarja në gjendje të rëndë (EMRAT)

LUSHNJË- Një krim i rëndë në familje në lagjen 18 tetori në Lushnje. Babai 82 vjeç Behar Musaku ka qëlluar me armë gjahu mbi të bijën 40 vjeçare Rudina Musaku.

Pasi ka plagosur të bijën në gjendje të rëndë, Behari ka vrarë veten me armën që e kishte me leje. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por sipas të dhënave gjithçka ka ndodhur pas një grindjeje të çastit.

Rudina Musaku jetonte në Tiranë ku edhe punonte. Kishte ardhur si çdo fundjave te prindërit në Lushnje pasi ishte e divorcuar dhe dy fëmijët jetonin me babain e tyre në Berat.

Pas operacionit në spitalin e Lushnjës 40 vjeçarja u nis në spitalin e traumës në Tiranë, pasi gjendja e saj u stabilizua. Rudina Musaku nga të shtënat me armë ka marrë plagë në bark dhe gjendja e saj mbetet kritike.

'Rreth orës 15:15, në lagjen "18 Tetori", Lushnjë, shtetasi B. M., rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen R. M., rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se  ka vrarë veten.  

Shtetasja R. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.'- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Porti i ri në Porto Romano, Rama autorizon Autoritetin Portual të nisë negociatat për marrëveshje konsulence me Royal Haskoning DHV

Porti i ri në Porto Romano, Rama autorizon Autoritetin Portual të nisë negociatat për marrëveshje konsulence me Royal Haskoning DHV