Drejtoresha e një Qendre Shëndetësore Nr.1 në Lushnje, është pezulluar nga detyra për shkak të përfshirjes në fushatë.
Pezullimi është marrë nga vetë ministri i Shëndetësisë nga radhët e PD, Arben Beqiri. Ai ka thirrur në një mbledhje të gjithë drejtorët e spitaleve rajonale dhe të Tiranës për risjelljen në vëmendje të respektimit të urdhrit të Kryeministrit për mospjesëmarrjen në fushatë elektorale.
Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore dyshohet se ka marrë pjesë në fushatë dhe për më tepër ka detyruar edhe vartësit.
DEKLARATA E MINISTRISË SË SHËNDETËSISË
Ministria e Shëndetësisë, pasi ka ndjekur emisionin investigativ BOOM , në RTV Ora Neës që paraqet dëshminë e përdorimit të administratës publike (personelit të Qendrës Shëndetësore numër 1, në Lushnje) në fushatën zgjedhore, ka vendosur:
1- Pezullimin e drejtoreshës së Qendrës Shëndetësore numër 1, deri në sqarimin e plotë të situatës.
2- Ngritjen e një grupi pune për verifikimin e situatës në terren (përkatësisht në Qendrën Shëndetësore numër 1, Lushnje)
Marrë shkas nga kjo ngjarje Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Beqiri ka thirrur sot në një mbledhje të gjithë drejtorët e spitaleve rajonale dhe të Tiranës për risjelljen në vëmendje të respektimit të urdhrit të Kryeministrit nr. 65, datë 12.05. 2017.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com