LUSHNJE- Gjendet e pajetë 3 vjecarja e cila rezultoi e zhdukur nga aksidenti qe ndodhi të hënën në darke,në Kolonjë të Lushnjes,  ndërsa prindërit e saj udhëtonin nga Lushnja në drejtim të Fierit.

Si pasojë e aksidentit u plagosën prindërit të 3 vjecares, por ajo që tronditi gjithë opinionin ishte fakti se dy prinderit kane qënë në gjendje te dehur ne momentin e aksidentit, dhe ishin kujtuar për fëmijën e tyre vetëm pasi kishin mbërritur ne spital.  Vajza u gjet në ujrat e hidrovorit, të fshatit Bedat, pak km larg vendit ku kishte ndodhur aksidenti.
Trupi i vajzës ka dalë në sipërfaqe nga shterrimi i ujit, ndërsa polumbarët e Reneas u angazhuan gjate pasdites se djeshme në kërkime. 
 
Ky rast i paprecedent i pakujdesise së prindërve çoi në humbjen dhe më pas vdekjen e fëmijës vetëm 3 vjece. Pas aksidentit policia arrestoi drejtuesin e automjetit 51-vjeçarin Mihail Dhamo.

Nga policia e Fierit bëhet me dije se tashmë trupi i pajetë ndodhet në morgun e spitalit të Lushnjes dhe pritet që familjarët të identifikojnë turpin e pajetë nëse i përket vajzës së çiftit Asllani. Prindëri e vajzë vijojnë të jenë ende në spitalin e Lushnjes por janë jashtë rrezikut për jetën.
(jd/shqiptarja.com)