LUSHNJE - Një i ri ka ndërruar jetë teksa gjuante peshk në lagunën e Karavastasë, ndërsa shoku i tij rezulton i zhdukur.

Dy të rinj kanë humbur jetën teksa janë mbytur gjatë kohës që gjuanin për peshk në lagunën e Karavastasë në Lushnjë.

Viktima është identifikaur si Klodi Dervishi 23 vjecc, sakaq trupi i pajetë i këtij të fundit është gjetur mesditën e sotme pranë fshatit Mucias.

Ndërkohë bashkë me të ka qënë edhe 25 vjeccar Arbër Ismaili, për të cilin nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhejn e tij, teksa mundësia që ai të ketë ndërruar jetë nuk përjashtohet.

Mësohet se dy të rinjtë kanë dalë për gjueti një ditë më parë ndërsa denoncimi për zhdukjen e tyre është bërë nga familjarët.

Këta të fundit dhe policia e Divjakës kanë nisur punën për gjetjen e trupit të 25 vjecarit, Arbër Ismali.

Të rinjtë mësohet se gjuanin peshk me një varkë të vogël, mjet i cili ende nuk është gjetur nga forcat e policisë.

lushnje

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)