LUSHNJE - Një 58-vjeçar është vetëdjegur me benzinë para komisariatit të Policisë së Lushnjes pak pas mesditës së sotme, ndërsa dyshohet se ky akt ekstrem të jetë marrë në shenjë revolte ndaj komunës së Bubullimës, ku ai jeton. Sipas pretendimeve të Jorgo Derkës, komuna i ka marrë 9 metra katrorë nga oborri i shtëpisë për hapjen e një rruge të kalueshme për banorët e tjerë.

Kanë qenë kalimtarët e rastit të cilët vunë re 58-vjeçarin pasi i kishte vënë flakën vetes, ndërsa punonjësit e policisë që ndodheshin në shërbim kanë ndërhyrë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. 

I dëmtuari është dërguar me automjet policie në Spitalin Rajonal Lushnje, ku pasi mori ndihmën e parë mjeksore është nisur për një ndihmë më të specializuar në repartin e djegies në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Një ditë më parë, rreth orës 10:00 Derga është paraqitur në Komisariatin e Lushnjes për të bërë denoncim në lidhje me problemin e pronësisë me tokën në banesën e tij në fshatin Gjonas. Problemi lidhej me Komunën Bubullimë, e cila sot ka bërë një ekzekutim vendimi për hapjen e një rruge në kufi me tokën e 58-vjeçarit. 

jogo derka
jogo derka
jogo derka
(Në foto: 53 vjeçari Jogo Derka)

 Policia sqaron ngjarjen: Derka denoncoi komunën
Dje Jorgo Derka ka marrë kontakt me Ndihmës Specialistin e Zonës dhe Përgjegjësin e Ndihmës Specialistëve, të cilët e kanë trajtuar si rast, duke i marrë një deklarim shpjegues për çështjen. Derga ka pohuar se ka nje mangësi prej 9 metrash katrorë tokë, për të cilën komuna i ka dhënë shpjegim se këtë mangësi e kishte jashtë murit rrethues të tij.
 
Nga ana e policisë i është shpjeguar shtetasit se do të bëhej verifikimi i deklarimit të tij, por nisur nga fakti se ky është një konflikt civil ai duhej të drejtohej në Gjykatën e Rrethit Gjyqsor Lushnje, për zgjidhjen e tij.
 
Për këtë rast i është kërkuar shpjegim edhe komunës Bubullimë nëpërmjet Specialistit të Policisë së Zonës. Komuna është përgjigjur se më datë 26 nëntor është nxjerrë Urdhëri nr.71 i Kryetarit të Komunës për hapje të një rruge ngjitur me kufirin e këtij shtetasi, i cili është zbatuar sot me date 02.12.2014. 


personi ne flake
personi ne flake
(Në foto: Vendi i djegies ku 53 vjeçari i vendosi flakën vetes) Foto të tjera

 
Faksimile e deklarimit te dhene dje ne Komisariatin e Policise se Lushnjes nga Jorgo Derka 
jorgo derka faksimile

Me vullnetin e tij të lirë i dëmtuari deklaroi:

Jam me banim në adresën e lartpërmendur, jam i martuar me ... Kam probleme të saktësisë së tokës truall që ndodhet në fshatin Gjonas i komunës. Këtë sipërfaqe toke erdhën specialistët e Komunës e matën dhe më thanë këtu është kufiri. Unë vendosa kufirin, e bëra me avulli me murre blloku. Mbasi unë bëra avullinë, kërkova përsëri që të saktësohet toka. Specialistët e komunës erdhën e matën sipërfaqen e tokës dhe më thanë se ke edhe 20 pondë nga ana e jashtme e avullisë. Kjo sipërfaqe toke që është jashtë avullisë është e mbulluar nga ferrat dhe mbeturina të tjera dhe janë bërë shkak për bllokimin e rrugës. Unë kërkoja nga komuna që kjo sipërfaqe toke të mos preket. 20 cm jashtë avullisë dhe këtë problem do ta ndjeki në rrugë ligjore. Unë do t’i drejtohem rrugës ligjore në Gjykatë për këtë padrejtësi që më është bërë mua si person. Unë nuk do të bëj asnjë veprim të jashtëligjshëm në rast të kundërt do të përballem me ligjin. Gjatë qëndrimit në polici nuk kam pretendime. Deklaratën pasi e lexova e firmosa pa vërejtje.

Jorgo Derka
 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)