Një 28-vjeçar nga Bulqiza u arrestua dhe një tjetër është në kërkim pasi në banesën e tyre të marrë me qira në Lushnje u gjetën 65 kg kanabis.

Në kuadër të operacionit të koduar "Shtegtimi" u gjetën dhe u sekuestruan 65 kg kanabis sativa në një banesë të marrë me qira në Savër.

Autoritetet vunë në pranga Nevruz Çoku 28 vjeç nga Bulqiza ndërkohë që një 45-vjeçar me iniciale B.O. është në kërkim.

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "Shtegtimi". Sekuestrohen 65 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe bimë narkotike. Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

"U zhvillua operacioni antidrogë i koduar “Shtegtimi”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi N. Ç., 28 vjeç, banues në Bulqizë. Po në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit B. O., 45 vjeç, banues në Bulqizë" - njofton policia.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u ndalua Ektor Vrenozi 49 vjeç, banues në Fermë Çlirim, pasi është autori i dyshuar i tentativës së kultivimit të disa bimëve narkotike në fshatin Fermë Çlirim, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".