Në datën 19.11.2017, rreth orës 18:20, shtetasi Shkëlqim Çollaku, në fshatin Konjat, ka vjedhur një motoçikletë të markës “Piaggio”, pa targa, në pronësi të shtetasit Nertil Hajdari, dhe e ka çuar për ta fshehur në banesën e vëllait të tij Lulëzim Çollakut, të cilin e ka vënë në dijeni për faktin se motorrin e kishte vjedhur.
Më pas, shtetasi Shkëlqim Çollaku është kthyer në banesën e shtetasit Nertil Hajdari për të vjedhur sende të tjera por është kapur nga shtetasi Nertil Hajdari, i cili e ka mbajtur dhe dhunuar fizikisht shtetasin Shkëlqim Çollaku në banesën e tij për rreth 5 orë dhe më pas e ka lënë të lirë.
Shtetasi Nertil Hajdari këtë ngjarje nuk e ka njoftuar në organet e rendit dhe pasi e ka lënë të lirë shtetasin Shkëlqim Çollaku, ka mbajtur motoçikletën e markës “ ICO“, me targa AP072 në pronësi të vëllait të tij, shtetasit Lulëzim Çollaku, duke kryer vetëgjyqësi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale:
• "Vjedhje" parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Shkëlqim Çollaku.
• "Përvetësimi i sendeve të vjedhura" parashikuar nga Neni 287/b i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Lulëzim Çollaku.
•"Vetgjyqësia" dhe "Heqja e paligjshme e lirisë" parashikuar nga Neni 277 dhe 110 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Nertil Hajdari.
s.k/Shqiptarja.com








