Dy persona janë vendosur në pranga nga Policia e Lushnjes, pasi kanë qenë të dehur në automjet dhe ndërkohë kanë kundërshtuar me dhunë efektivët. Bëhet fjalë për personat me iniciale D.Z (40 vjeç) dhe E.B (32 vjeç), të dy banues në Lushnje.
Sipas njoftimit policor, ata janë arrestuar në orën 02:30 në lagjen “Çlirim” të Lushnjes duke drejtuar automjetin tip “Renault” në gjendje të dehur dhe teksa janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje, ata kanë kundërshtuar me dhunë patrullën e Policisë së Rendit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.