LUSHNJE- Një i moshuar me aftësi të kufizura ka humbur jetën, pasi është aksidentuar nga një automjet në dalje të qytetit të Lushnjës.

Nebi Alla, 84 vjeç, i cili lëvizte me ndihmën e patericave, është përplasur nga një automjet, që është larguar më pas me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes, 84-vjecari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa trupi i tij është dërguar në morgun e qytetit në pritje për t’u tërhequr nga familjarët.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit që aksidentoi të moshuarin.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)