Lushnjë-Tre persona janë vendosur në pranga në Lushnje dhe një 17-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi iu gjetën kanabis, kokainë dhe eksploziv.
Si pasojë e kontrolleve të kryera blutë arrestuan Elvis Lace nga Kuçova, Ronaldo Kiptiu dhe Adi Mema nga qyteti i Lushnjës.
“U arrestua shtetasi Evis Lace,32 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në automjetin që drejtonte, u gjetën një sasi kanabisi dhe kallëp lënde e dyshuar eksplozive artizanale;
U arrestua shtetasi Ronaldo Kiptiu, 21 vjeç, banues në Lushnjë, pasi iu gjetën doza kanabisi dhe përforcues grushti;
U arrestua shtetasi Adi Mema, 24 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në automjetin që drejtonte, u gjet një sasi kokaine” thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë 17 vjeçari i cili do të hetohet në gjendje të lirë iu gjetën dhjetëra doza kannabisi, të cilat nga hetimet e deritanishme rezulton se do t’i shiste në afërsi të shkollave të qytetit të Lushnjës, thuhet më tej në njoftimin e bluve.
Operacioni u kodua ‘Penaliteti’.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.