Lushnje, Meta me fermerët: Pika
grumbullimi dhe kredi bankare

Lushnje, Meta me fermerët: Pika<br />grumbullimi dhe kredi bankare
TIRANE- Kreu i Parlamentit shqiptar, Ilir Meta, i shoqëruar nga ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe ministri i Bujqësisë Edmond Panariti kanë zhvilluar dje një takim me prodhues dhe eksportues në qytetin e Lushnjës. Pasi e vlerësoi Lushnjën si zonën me prodhuese në fushën e bujqësisë dhe si një lokomotivë të zhvillimit ekonomik, Meta theksoi se bujqësia duhet të shkëputet nga klientelizmi dhe se skema e subvencionimit duhet të funksionojë edhe në këtë sektor të rëndësishëm.

Duke vazhduar më tej, Meta tha se qeveria do të dëgjojë kërkesat e fermerëve dhe do të mbështesë ata përmes investimeve dhe orietimeve. Pikat e grumbullimit të produkteve bujqësore janë nisma e re e qeverisë, përmes të cilave produkti bujqësor vendas grumbullohet për ta transportuar më më pas në tregun e brendshëm dhe të huaj. Ato janë risi e skemave financiare mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2014, të shpallura pak ditë më parë në Pallatin e Kongreseve para 3000 fermerëve.

Nga ana e tij, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, u shpreh se skema e subvencioneve do të funksionojë në bazë të shitjeve.
Gjatë vizitës së të shtunës në Lushnjë, dy ministrat Cani e Panariti dhe kryeparlamentari Meta kanë inspektuar nga afër edhe laboratorin e analizave fiziko-kimike për produktet bujqësore, ku specialistët kanë kryer analiza të produkteve bujqësore nga ku ka rezultuar se produktet nuk kanë pesticide.

Një nga drejtimet e reformës në fushën e bujqësisë është edhe ngritja e një banke bujqësore, që qeveria synon ta realizojë përmes unionit të kursim kredive. Ministri i Financave Shkëlqim Cani shfrytëzoi ansamblenë kombëtare të këtij institucioni dy ditë me parë për të bërë publik propozimin. "Do të guxoja të artikuloja me ju, në këtë asamble të nderuar, të përfaqësuesve të botës financiare të fshatit, edhe krijimin e Bankës Bujqësore, ku do t'ju shihnim si ndër faktorët thelbësorë për krijimin e kësaj banke. Natyrisht mbetet në dëshirën dhe në vizionin tuaj për ta realizuar", tha Cani.

Bujqësia jep rreth 19 për qind të Prodhimit Kombëtar dhe punëson gati gjysmën e popullsisë aktive. Por megjithë peshën e madhe në ekonomi, fermerët nuk kanë akses në kreditë bankare dhe burimi i tyre i vetëm për financime kanë qenë shoqëritë private të kursim kreditit.

Shkrimi u publikua sot 27 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç