Një vajzë 16-vjeçare, e cila është rritur me shumë vështirësi ekonomike në familjen e saj, është shfrytëzuar për prostitucion nga i dashuri i kushërirës së saj.
Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ku vajza kishte ardhur për të punuar ku fillimisht shkoi pranë një lokali duke deklaruar se ishte 18 vjeçare dhe jo 16 sa ishte në fakt.
Rasti u bë publik në emisionin “Stop” ku pas rrëfimit të saj policia e Fierit ka vënë në pranga dy persona, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë ngjarje.
Sipas policisë, bëhet e ditur se Klodian Kiptiu, 38 vjeç dhe S. Muaxhiri, 18 vjeç që të dy nga qyteti i Lushnjës, i kanë ndaluar dy personat, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shfrytëzuar për prostitucion në rrethana rënduese vajzën e mitur A.S., 16 vjeçe, me banim në Lushnjë.
Ja njoftimi i policisë
Drejtoria Vendore e Policisë Fier, duke marë dijeni nga emisioni investigativ "STOP", menjëhere organizoi shërbimet e policisë, të cilat bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve:
Klodian Kiptiu, 38 vjeç, banues në Lushnje.
S. Muaxhiri, 18 vjeçe, banuese në Lushnje.
Ndalimi i tyre u bë pasi të dy, në bashkëpunim, kanë shfrytëzuar për prostitucion në rrethana rënduese shtetasen e mitur A.S., 16 vjeçe, me banim në Lushnje.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë Lushnje për hetim të mëtejshëm.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon emisionin "STOP" për bashkëpunimin, si dhe të gjitha mediat e qytetarët që ndihmojnë policinë në përmbushjen e detyres së saj në luftën ndaj krimit e paligjshmërisë
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com