Lushnje, Rama: Rilindim sheshin
qëndror të qytetit dhe rrugën hyrëse

Lushnje, Rama: Rilindim sheshin<br />qëndror të qytetit dhe rrugën hyrëse
LUSHNJE - Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Turizmit Eglantina Gjermeni ishin sot në Lushnje, për të prezantuar programin kombëtar ‘Rilindja Qytetare’. Në bazë të këtij programi janë parashikuar edhe dy investime të mëdha, si ai i rivitalizimit të sheshit kryesor të qytetit si dhe  rikonstruksioni total i rrugës hyrëse në Lushnje.
 
Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se se tashmë me rishikimin e buxhetit, i cili pas 5 vitesh ka rezultuar me rritje, do të financohen 51 projekte. Në sajë të realizimit të këtyre projekteve, Rama theksoi se do të rivitalizohet sheshi qendror i qytetit, duke bërë të mundur kështu që edhe rruga lidhëse mes Lushnjes dhe qytetit turistik të Beratit të rikonstruktohet.
 
Shefi i qeverisë, nënvizoi se ky shesh do të jetë një nga pikat tërheqëse të atyre që do të nisen për të vizituar Beratin, duke shtuar se falë këtij rikonstruksioni, Lushnjes do t’i shtohen edhe hapësirat publike.
 
“Me rishikimin e buxhetit që do të votohet në Parlament, ne do të financojmë plotësisht 51 projekte, duke bërë të mundur që të vazhdojë me ritme shumë të larta puna e zvarritur për shkak të mungesës së fondeve, në rrugën që lidh Lushnjën me Beratin dhe transformimi i rrugës që lidh Lushnjën me Beratin do të jetë një vlerë e shtuar edhe për ju, edhe për qytetin tuaj, sepse ne e dimë të gjithë që Berati është një pasuri e madhe kulturore dhe turistike. Dhe prurjet që pavarësisht situatës së tmerrshme të rrugës kanë ardhur duke u rritur në Berat, me transformimin e rrugës dhe me transformimet që po ndodhin edhe në qytetin e Beratit do të shkojnë duke u shtuar. Dhe nga kjo, sigurisht, do të përfitojë Lushnja. Por që të përfitojë Lushnja, duhet që Lushnja vetë të ketë diçka për të ofruar. Dhe ky shesh do të jetë një nga pikat tërheqëse të atyre që do të nisen për të vizituar Beratin. E, me siguri, do të shtohet jo vetëm vlera e hapësirës publike, por do të shtohet vlera e gjithë mjediseve tregtare rreth e rrotull; do të shtohet vlera e mjediseve tregtare, vlera e apartamenteve. E kështu me radhe do të hyjmë në një proces zinxhir përmirësimesh.” theksoi Rama

rama plane lushnje
(Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Eglantina Gjermeni gjatë vizitës në Lushnje)

Sa i përket rrugës hyrëse të qytetit, Rama bëri të ditur se ajo do të rikontruktohet për t’i dhënë Lushnjes pamjen e një prej qyteteve kryesore të vendit. Kryeministri tha se tashmë do t’i jepet fund katandisjes së kësaj rruge me gropa, baltë dhe ndërtime pa leje.

“Por në të njëjtën kohë për realizimin e këtij sheshi do të ishte i mangët edhe qoftë si hap i parë, pa rrugën hyrëse. Ju vetë e dini se në çfarë gjendje të paimagjinueshme është rruga hyrëse e Lushnjës, që nuk ka lidhje fare me rrugën hyrëse në një qytet kryesor për Shqipërinë, por që ishte katandisur në një shteg të mbushur me gropa, me baltë dhe më ndërtime të shëmtuara e të paligjshme në dy anët e saj. Ndaj, që nga rreth rrotullimi i Plugut deri tek rruga e hyrjes dhe tek momenti kur rruga bashkohet me qytetin, ne kemi vendosur të investojmë për të sjellë një transformim shumë të rëndësishëm. E, jam i bindur që të dy këto projekte sëbashku do të funksionojnë më së miri për të çuar pastaj më tutje punën me projekte të tjera. Tani, falë rishikimit të buxhetit, po diskutojmë edhe për rrugën që lidh Lushnjën me Karbunarën, që ju e dini shumë mirë, është një tjetër rrugë skandaloze. Dhe, investimi në atë rrugë do të na japë përsëri një vlerë të shtuar, jo thjeshtë nga pikëpamja e komoditetit, por edhe nga pikëpamja ekonomike dhe pikëpamja sociale.” tha Kryeministri Rama

rama plane lushnje
(Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Eglantina Gjermeni gjatë vizitës në Lushnje)

Këta dy investime në qytetin e Lushnjes, parashikohen të përfundojnë brenda 7 muajve të ardhshëm dhe do të kenë një vlerë prej rreth 237 milionë lekësh, për të sjellë një model urban që përmbush standardet bashkëkohore. Më konkretisht, janë 18,000 m2 sipërfaqe e sheshit qendror dhe 1060 metra rrugë, aktualisht në gjendje të amortizuar, dhe që pritet të rikonstruktohen, ku për sheshin qendror të Lushnjes është parashikuar investimi prej rreth 129 805 811 lekësh ndërsa për rrugën hyrëse të qytetit, një investim prej rreth 107 574 705 lekësh

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Akuzat për përdhunim, arrestohen dy lojtarët e klubit të Premier League në Angli

Akuzat për përdhunim, arrestohen dy lojtarët e klubit të Premier League në Angli