LUSHNJE - Grabitet një pikë karburanti në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje, ndërsa është dhunuar edhe roja.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa kanë qenë dy persona që kanë kërcënuar rojen, të cilin më pas e kanë dhunuar, duke e qëlluar me grushte.

Denoncimi është bërë nga roja i karburantit në fshatin Gramsh të Lushnjes, i cili për policinë ka deklaruar se, dy persona me një kaçavidë në dorë e kanë kërcënuar dhe i kanë marrë një shumë të vogël parashë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e personave të akuzuar si grabitës.

Ndërkaq roja mësohet se ndodhet në Spitalin e Lushnjes, ku është duke marrë mjekimin e nevojshëm pas dhunimit që i është bërë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)