Reforma e Ministrisë së Shëndetësisë për shkurtimin e administratës së spitaleve në Lushnje prek 36 punonjës. 26 prej tyre janë sanitarë dhe 10 infermierë. Deri më tani largimi u është komunikuar vetëm sanitarëve ndërsa ende nuk dihet se kush janë infermierët që do të largohen.
Të indinjuar nga kjo reformë punonjëset që janë prekur kanë protestuar ditën e sotme në spitalin “Ihsan Cabej në Lushnje.

Ndërkohë në takimin që patën me drejtorin e spitalit Ramazan Doko ato u shprehën se largimi nga puna është bërë selektiv pasi disa prej tyre kanë më shumë se 20 vite që punojnë në spital dhe tashmë po flaken në rrugë.

Protesta e sanitarëve ka ardhur pas urdhrit që ministri Beqaj ka dhënë për shkurtimin e stafit për disa infermierë dhe sanitar.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com