LUSHNJE - Shkolla 9-vjeçare e fshatit Kashtëbardhë në Lushnjë është shkrumbuar totalisht si pasojë e përfshirjes nga zjarri pak pas mesnate. Struktura e saj prej çatie ka bërë që shkollës “Kashtëbardhë” (me emrin e njëjtë si të fshatit) t’i mbeten vetëm muret, duke lënë në qiell të hapur 110 nxënësit që bëjnë mësimin në këtë shkollë.
Shkak i rënies së zjarrit sipas ekspertëve të policisë dhe të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike mendohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike si pasojë e ndonjë pajisje ngrohjeje të lënë në prizë. Instalimet elektrike të kësaj shkolle janë ato të vendosura në vitin 1971 dhe sipas nxënësve të kësaj shkolle shumë priza dhe çelësa kishin dalë jashtë përdorimit.
Sipas shefit të Zyrës Arsimore Lushnjë, Ylli Krakulli aktualisht po punohet me specialistë të arsimit për të gjetur mënyrën e rikuperimit të dokumentacioneve të djegura, ndërsa nxënësit momentalisht do të zhvillojnë mësim me dy turne në shkollën vartëse në Stan Karbunarë.
Nga uniformat e policisë po punohet ende për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO