Lushnjë, shtëpia e Vaçe Zelës bëhet
muze. Lagjia merr emrin e saj

Lushnjë, shtëpia e Vaçe Zelës bëhet<br />muze. Lagjia merr emrin e saj
LUSHNJË- Lagjia ku ndodhet shtëpia e këngëtares Vaçe Zela në Lushnjë do të marrë emrin e saj dhe shtëpia ku këngëtarja u lind dhe rrit do të bëhet muze.

Këtë gjë ka pohuar sot kryetari i bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe.

Shtëpia ku u lind dhe u rrit ikona e muzikës shqiptare, Vaçe Zela është shndërruar në një godinë të braktisur. Banesa e vogël, jo vetëm që nuk është mirëmbajtur, por është lënë në harresë nga pronarët aktualë, të cilët e kanë blerë atë disa vite më parë.

Ndërkohë, ndarja nga jeta e këngëtares së madhe Vaçe Zela ka shkaktuar hidhërim të madh tek familjarë dhe banorë të zonës ku ajo u rrit.

Madje, ata kujtojnë me nostalgji momentet kur Vaçja këndonte jo vetëm për kënaqësinë e spektatorëve në festivale, por këngën e saj e shijonin edhe pacientët e sëmurë, për shkak se banesa e saj ishte pranë spitalit të Lushnjës.


shtepia e vace zeles ne lushnje
(Foto: Shtëpia ku lindi dhe u rrit Vaçe Zela në Lushnje)
shtepia e vace zeles ne lushnje


Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane