Lushnje, suedezët pastrojnë,
banorët “monitorojnë”

Lushnje, suedezët pastrojnë, <br />banorët “monitorojnë”
LUSHNJE - Një grup studentësh nga Suedia kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e qytetit të Lushnjës. 36 të rinjtë për tre ditë me radhë do të pastrojnë pjesë të ndryshme të qytetit, lagje periferike dhe lulishtet qendrore të këtij qyteti.
Nismën e tyre e kanë prezantuar edhe para pushtetit vendor. Të rinjtë suedezë kanë dalë në rrugët e qytetit për të sensibilizuar edhe banorët për këtë aksion.
“Ne jemi nje grup nga Suedia, i perbere nga 36 persona, kryesisht studente. Jemi te gezuar qe kemi ardhur ne Lushnje, ku se bashku me pastor Erionin do te ndihmojme qytetin, do te lutemi per kete qytet. Pastor Erioni na dha idene per te pastruar qytetin nga mbeturinat. Kemi degjuar se qytetaret te cilet shkojne ne kishe kur mbaron predikimi merren me pastrimin e rrugeve. Lushnja eshte shume e pistë dhe ne duam ta përmirësojme këtë gjendje ku ndodhet aktualisht. Ne mund të bëjmë diçka se bashku ashtu siç edhe bënte Jezusi”, thotë Bler Alvider, student suedez.
Studentët kanë blerë vetë qeset dhe dorezat dhe kanë nisur të pastrojnë në rrugë por edhe para njësive tregetare që mbeturinat i kanë hedhur në rrugë. Të rinjte kanë vijuar punën e tyre edhe në rruget e tjera për pastrimin nën vezhgimin indiferent të banorëve.
Asnjë nga banorët e qytetit nuk u bashkua me studenët në këtë aksion të rralle. Edhe kur ata pastronin para ndonjë shtëpie, banorët e tyre dilnin thjesht të shikonin me kuriozitet këta të huaj, që po u pastronin rrugët para shtëpive të tyre .

(aq/TCH/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Stoltenberg: NATO po diskuton vendosjen e më shumë armëve bërthamore përballë kërcënimeve në rritje nga Rusia dhe Kina

Stoltenberg: NATO po diskuton vendosjen e më shumë armëve bërthamore përballë kërcënimeve në rritje nga Rusia dhe Kina