Lushnje, vdekje te "Pushim shoferi",
godet "Golfin" me motoçikletë

Lushnje, vdekje te godet "Golfin" me motoçikletë">
LUSHNJE - Pakujdesia në drejtimin e motoçikletës ka bërë që një 61-vjeçar, banues në Goriçaj të Lushnjes, të gjejë vdekjen pas përplasjes me një automjet të cilit i ka rënë nga pas.
 
61-vjeçari Pilo Velo ka qënë duke shkuar nga Këmishtaj në Goriçaj, fshatin ku banonte, por në kryqëzimin e rrugës rurale me atë nacionale, quajtur Pushimi i shoferit, është përplasur me një “Golf” me targa AA 971 GB, që udhëtonte me shpejtësi të ulët.
 
Velo ka gabuar në llogaritjen e shpejtësisë dhe është përplasur me makinën. Sipas uniformave blu të qarkullimit, 61-vjeçari, pas përplasjes me mjetin,ka rënë në anë të  rrugës ku ka vrarë kokën; rrugës për në spitalin e Lushnjes , ai ka humbur jetën.
 
Sipas të dhënave të para nga Policia e Qarkullimit Rrugor Lushnje, vetë i aksidentuari ka drejtuar në mënyrë jo të përgjegjshme, motoçikletën dhe ka shkaktuar aksidentin ku ka humbur jetën.
 
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit për ta pyetur dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit .
 
Pilo Velo është viktima e gjashtë në këtë segment rrugor të rikonstruktuar.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës