Lustracioni, Bylykbashi prezanton nismën e ‘Rithemelimit’: Pastrojmë politikën nga ish funksionarët e komunizmit! Ligji aktiv deri në 2027, prek edhe fituesit e 14 majit

Të gjithë individët me funksione të larta në ish sistemin komunist, apo që kanë bashkëpunuar në mënyrë vullnetare më ish sigurimin e shtetit, nuk do të lejohen të zgjidhen, emërohen apo mbajnë funksione publike. Ky është qëllimi projektligjit të propozuar nga grupi i “Rithemelimit”, I prezantuar në Komisionin e Ligjeve nga deputeti Oerd Bylykbashi.

“Është në vazhdën e përpjekjeve që ka bërë Kuvendi i Shqipërisë për ta bërë lustracionin e të gjithë individëve, që me funksione të larta në ish sistemin komunist, nga byroja, e duke shkuar më poshtë, tek instrumentet e represionit,  MB, policia, Hetuesia, Gjykata, Bashkëpuntorët, veçanërisht ata, që në mënyrë të vullnetshme kanë bashkëpunuar me ish sigurimin e shtetit, të gjithë këta indidividë, që janë edhe sot në institucione apo synojnë të marrin funksione të zgjedhura apo emëruara, të ndalohen t’i marrin, apo të largohen nga këto institucioneve”, u shpreh Oerd Bylykbashi.

Bylykbashi tha se përmes ndryshimeve ligjore fuqizohet roli i Autoritetit të Dosjeve që merr funksion gati gjyqësor. Sipas tij, zbatimi i këtij ligji do të jetë i ngjashëm me atë të dekriminalizimit.

 “Çdo zyrtar i zgjedhur apo që kërkon të zgjidhet apo emërohet, do bëjë një autodeklarim, autoriteti do të dali me një akt që konstaton pastërtinë apo papastërtinë morale. Çdo individ i afektuar, do t’i publikohet vendimi. Ai mund të ndjekë një proçes të rregullt gjyqësorë, mund t’i drejtohet gjykatës së apelit administrativ për të ankimuar vendimin”, vijoi ai.

Miratimi i ndryshimeve ligjore kërkon një shumicë të cilësuar në Kuvend, e kësisoj për Bylykbashin është një sfidë për ligjëvënësit që vihen përballë opinionit publik.

“Në atë moment do të përballet klasa politike me sfidën përballë opinionit publik, kush është për pastrimin e institucioneve nga kjo kategori individësh?”, u shpreh Bylykbashi.

Ndryshimet ligjore të propozuara nga Bylykbashi do të jenë në fuqi deri në vitin 2027. Por sipas draftit të rithemelimit nëse ligji miratohet, do të kete efekt prapaveprues dhe detyrimeve që rrjedhin prej tij do t’i nënshtrohen edhe kryebashkiakët që do të zgjidhen nga gara elektorale e 14 majit 2023. Në pr/ligj parashikohet që shtetasit të cilët preken nga ky ligj kanë të drejtën për t’u njohur me të gjithë informacionin që mbahet në dosjet e ish sigurimit të shtetit për ta. Po ashtu të gjithë personat që kanë një çertifikatë për pastërtinë e figures, ligji p[ërcakton që dokumenti të konsiderohet i vlefshëm dhe nëse ka pretendime se kjo çertifikatë nuk vlen, mund ta çoj në Gjykatën e Lartë.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 06/03/2023 15:31

    Zoti Dylikbashi!Po babai juaj shpirteror non grata si sekretar Bytoje qe gjith Shendetsia ne ate kohe u ruajshin nga ai se ishte spiun,a dote penalizohet nga dekomonistizimi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve