Lutaj kundër PS-së: Ligji
nuk zgjidh kufijtë me Greqinë
Ligjit për kufijtë i mungojë disa elemente që nuk zgjidhe përfundimisht përcaktimin e kufijve detarë të Republikës së Shqipërisë. Këtë përcaktim e ka bërë edhe deputeti i Partisë Socialiste, Piro Lutaj, (ne foto) anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare.
Vijojnë përplasjet për ligjin e kufijve detar, edhe pas propozimit të bërë nga Partia Socialiste, i cili rikthen kufijtë. Pas reagimit të ish kolonelit Myslym Pashaj, i cili e quan sërish antikushtetues ligjin e 'ri', pasi ende ngelet pa kufij të përcaktuar, reagime vijnë edhe nga deputeti i Partisë Socialiste Piro Lutaj. Duke ju referuar edhe procesverbalit të mbledhjes së Komisionit për Sigurinë Kombëtare më datë 18.05.2012, rezulton se deputeti Piro Lutaj, anëtar i këtij komisioni, këmbngulur se në ligjin e ri, i cili është iniciativë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste "mungojnë disa elemente të tjerë për të plotësuar kuadrin e përcaktimit të hapsirës detare në Republikën e Shqipërisë". Megjithatë Piro Lutaj edhe Ilir Gjoni kanë pohuar se "ky ligj rregullon diçka por jo gjithëçka". "Në përputhje me UNCLOS III hapësirat detare të një shteti të përcaktuar nga kjo konventë janë: Vija e drejtë bazë; deti territorial që është llogaritur 12 milje detare, hapësira ajrore(detare); zona fqinje; zona ekonomike ekskluzive; shelfi kontinental", është shprehur deputeti socialist Piro Lutaj, ndërsa ka theksuar se këto kanë qenë të përcaktuara qartë në ligjin e vitit 2001, por që u shfuqizua në vitin 2008. Por me rikthimin e ligjit 2001 në fuqi, ekzaktësisht neni 3, është lënë jashtë neni 4, i këtij ligji, që përcakton edhe ushtrimin e sovranitetit. "Ushtrimi i sovranitetit: 1. Republika e Shqipërisë ushtron sovranitetin e saj mbi ujërat territoriale dhe ujërat e brendshme në bazë të ligjeve, të marrëveshjeve ndërkombëtare në të cilat ajo është palë dhe të normave të së drejtës ndërkombëtare të njohura nga Shteti Shqiptar. 2. Sovraniteti i Republikës së Shqipërisë shtrihet edhe në hapësirën ajrore mbi ujërat territoriale dhe në shtratin dhe nëntokën e këtyre ujërave. 3. Republika e Shqipërisë ushtron sovranitetin e saj mbi rrafshnaltën (shelfin) kontinental për qëllime kërkimi dhe shfrytëzimi të burimeve të saj natyrore.", thuhet në nenin katër të ligjit të 2001.
PERPLASJAPikërisht për cenimin e kufijve që i ka shfuqëzuar ligji i 2008, Piro Lutaj dhe Ilir Gjoni janë përplasur me ministrin e Brendshëm Bujar Nishani. Deputetët socialistë janë shprehur në komisionin e ditës së premte, se Shqipëria nuk i ka të rujatura kufijtë detar, pra nuk ushtron sovranitetin e saj, pasi në ligjin e 2008, është hequr edhe neni 4, që flet për ushtrimin e sovranitetit, por ministri i Brendshëm, Bujar Nishani ka kundërshtuar se kufijtë detarë janë nën kontroll, madje anijet që futen në ujërat shqiptare janë gjobitur. Por Lutaj, duke ju referuar shfuqizimit shfuqizimit të ligjit 2001, ka nënvizuar se shqipëtarët që në breg të saj notojnë në ujërat ndërkombëtarë. "Ne mendojmë dhe e kemi shprehur disa herë se ndryshimet që i janë bërë ligjit kanë cënuar integritetin realisht. Pra, nuk e ka pasur të përcaktuar qartë se deri ku i kemi ne ujërat tona dhe unë po them një gjë që është pak e dhimbshme, por e vërtetë, që njerëzit tanë futin këmbët në ujëtar e detit Adriatik dhe Jon nuk kanë përcaktuar asnjë nga parametrat e përcaktimit ligjor që ka hapësira ujore. Po njërëzit tana futen dhe notojnë në hapësirat ujore ndërkombëtare", është shprehur Lutaj, i cili është mbështetur edhe nga kolegu i tij iniciator, Ilir Gjoni.
REAGIMI I PASHAJKoloneli Myslym Pashaj, i cili bëri betejën për anulimin e Marrëveshjes së Kufijve Detarë me Greqinë, ka reaguar ndaj ligjit të ri për kufijtë detarë, që po diskutohet në parlament, dhe shpreh rezervat e tij për ambiguitetet që ai lejon, të cilat cenojnë Kushtetutën e Shqipërisë. "Ky është një alarm i vërtetë, një kambanë për veshët e shqiptarëve se sa poshtë kanë rënë institucionet, studiuesit dhe ligjvënësit e këtij shteti në njohjen e Shqipërisë së tyre, se sa papërgjegjshmëri skajore shpërfaqin kuvendarët ligjorë dhe ata të sigurisë kombëtare teksa risjellin një ligj të tillë, që është një njollë turpi", është shprehur ai.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44.1%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.2%
Vota total: 1507
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj afatet e hetimit për Arben Ahmetajn
27 Dhjetor, 11:21
-
SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri
27 Dhjetor, 11:13
-
Kosovë/ Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë
27 Dhjetor, 11:09
-
Ministri Hasani: Së bashku me BE jemi të qartë në afate, s’kemi fusha ku çalojmë! Marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësishme
27 Dhjetor, 11:07
-
Baleti “Arrëthyesi”, natë magjike përralle në skenën e TKOB! Shfaqja, me një koreografi tërësisht të re nga Edi Blloshmi
27 Dhjetor, 11:06
-
'Ngrini' dialogun me Serbinë, Hasani: Propozimi i Ramës për Kosovën realist, logjikë e diskutuar me partnerët
27 Dhjetor, 11:03
-
Ambasadori amerikan Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë i Kosovës
27 Dhjetor, 11:03
-
Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit
27 Dhjetor, 11:00
-
Lushnjë/ Bastet online, goditen dy raste nga policia! Arrestohen 2 persona, në hetim 3 të tjerë (EMRAT)
27 Dhjetor, 10:57
-
Integrimi në BE, Hasani: Na duhet të bëjmë detyrat tona! Me rëndësi që procesi të jetë transparent e të mos varet nga marrëdhëniet dy palëshe
27 Dhjetor, 10:56
-
Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin
27 Dhjetor, 10:46
-
Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj gruas, shpallet në kërkim 37-vjeçari
27 Dhjetor, 10:43