'Lutem për të dyja', Ilir Shaqiri: Gjysma ime është Italia dhe gjysma tjetër është Shqipëria

Balerini i njohur shqiptar Ilir Shaqiri ka folur për situatën në Itali, vendi ku prej vitesh jeton dhe ushtron aktivitetin e tij. Në një lidhje skype nga Italia për Repolitix, referuar situatës aktuale nga koronavirusi, Shaqiri tha se situata në Itali vazhdon të jetë kritike, madje pritet që kjo situatë të vazhdoi për një periudhë të gjatë kohore.

Italia dje pati diku një përmirësim nga numri i viktimave, dhe kjo është java e katërt të mbyllur në shtëpi. Qeveria shqiptare, besoj veproi që në javën e parë, dhe prandaj duhet të ndjekim rregullat që të shpëtojmë familjen dhe të afërmit”, tha Shaqiri.

Ndërsa për sa i përket menaxhimit të rasteve të të infektuarve ai shtoi se për shkak të numrit të madh në gjithë Italinë, në Milano kishin filluar të ktheheshin në ambientet spitalore edhe godina të tjera.

Në Milano janë ngritur shume spitale, panairi vjetër është bërë spital. Ndërsa për sa i përket Shqipërisë, kulmi do jetë pas dy javësh, kështu që bëni kujdes pasi situata është serioze. Unë lutem për Italinë dhe Shqipërinë pasi e kam kaluar mbi trupin tim, gjysma ime është italiane dhe gjysma shqiptare, ndërsa ju jeni akoma në fillim, bëni kujdes dhe rroftë Shqipëria”, përfundoi Shaqiri.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • luli: 24/03/2020 17:13

    gjysma jote eshte italia ? shenje inferioriteti....

    Përgjigju
    • Ilir: 25/03/2020 13:01

      Eshte shenje dashurie perkundrejt nje vendi qe e ka adoptuar, e ka bere bir te vetin. Eshte atdheu I femijeve te tij. Kujtoni... Nina Mulen per shembull, Robert Shwarcin e madh etj etj. Perpiquni te kuptoni edhe ata femije qe rriten nga prinder adoptive, kur familja e vet natyrale nuk arrin ti ushqeje apo mbaje,per arsye te ndryshme. Nese nuk ju mungon ndjeshmeria dhe... Fare pak imagjinate,besoj do ta mirekuptoni fisnikerine è shpirtit mirenjohes, dhe dashurine qe Lind natyrshem.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë